
Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Albania” u zhvillua një moment vendimtar për rrugëtimin e Rogertit brenda shtëpisë. Për shkak të sjelljes së tij, produksioni e vendosi në një televotim të veçantë për të përcaktuar nëse do të vazhdonte lojën apo jo.
Publiku kishte në dorë fatin e tij, duke votuar pro ose kundër qëndrimit të tij në format. Ky moment krijoi tension si mes banorëve, ashtu edhe mes ndjekësve të programit.
Pas numërimit të votave, u zbulua vendimi final: publiku ka zgjedhur që Rogerti të rikthehet në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij në BBVA.
