Autostrada nën kontroll: 6.8% më pak aksidente dhe mbi 6,700 gjoba vetëm në janar

10:56 | 08 Shkurt 2026
autostrada-nen-kontroll:-6.8%-me-pak-aksidente-dhe-mbi-6,700-gjoba-vetem-ne-janar

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë muajit janar 2026 ka realizuar aktivitete të vazhdueshme operative me fokus rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, shkruan Gazeta 10.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është shënuar një ulje e aksidenteve për 6.8 për qind, çka vlerësohet si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe masave parandaluese.

Po ashtu, gjatë muajit janar janë shqiptuar 6,709 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Policia ka konfiskuar 5 automjete, ka larguar nga trafiku 18 automjete, si dhe 44 drejtues mjetesh janë ndaluar nga drejtimi i automjetit për shkelje të rënda të ligjit.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët./Gazeta 10

Komento: