Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj

17:56 | 08 Shkurt 2026
shkak-i-nje-defekti,-nderpritet-perkohesisht-uji-i-pijshem-ne-skenderaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Kllinën e Mesme.

KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë.

Komento: