KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit

18:56 | 08 Shkurt 2026
kek-u-shkyc-njesine-b1-per-shkak-te-rrjedhjeve-te-avullit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sot janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në njësinë B1 të Termocentralit “Kosova B”, konkretisht në sistemin e gypave brenda kaldajës.

Sipas KEK-ut, rrjedhjet janë vërejtur rreth orës 10:00, ndërsa pas vlerësimeve teknike është konstatuar se vazhdimi i operimit nuk ishte i sigurt, për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike.

Si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00.

Komento: