Ahmetaj për vizitën e ministrave italianë e gjermanë në Beograd: Do të ketë mesazh të qartë për Vuçiqin

08:56 | 09 Shkurt 2026
ahmetaj-per-viziten-e-ministrave-italiane-e-gjermane-ne-beograd:-do-te-kete-mesazh-te-qarte-per-vuciqin

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj e ka cilësuar si lajm të mirë vizitën e paralajmëruar në Beograd të ministrit gjerman Johan Wadephul dhe atij italian Antonio Tajani, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të vëmendjes së BE-së te zgjerimi në Ballkanin Perëndimor.

Ahmetaj e sheh këtë vizitë edhe si një mesazh të fortë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo vizitë jam shumë e sigurt do të ketë mesazh të qartë për Vuçiqin i cili është duke u ballafaquar që një kohë të gjatë me krizë brenda dhe jo rastësisht personaliteti i tij ruhet për ta kthyer në tavolinë të bisedimeve dhe të arritjes së një marrëveshjeje finale me Kosovën me kushtin që pastaj të vazhdojë drejt integrimit në BE”, tha ajo.

Komento: