“Drejtësi, jo politikë”, djali i Hashim Thaçit bën thirrje për marshin e 17 shkurtit

12:56 | 09 Shkurt 2026
“drejtesi,-jo-politike”,-djali-i-hashim-thacit-ben-thirrje-per-marshin-e-17-shkurtit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje publike për marsh, përmes një postimi në rrjetet sociale, në kohën kur në Hagë ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në postimin e tij, Thaçi ka shpërndarë një poster me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.  Në poster po ashtu theksohet slogani “Liria ka emër”, si dhe simboli i UÇK-së.

Thirrja për protestë vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burg për secilin nga ish-udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protesta pritet të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe sipas organizatorëve synon të kërkojë drejtësi dhe të kundërshtojë, siç thuhet, politizimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Telegrafi/

Komento: