Drejtoria e Inspektoratit vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Fushë Kosovë

13:56 | 09 Shkurt 2026
drejtoria-e-inspektoratit-vazhdon-aksionin-per-lirimin-e-hapesirave-publike-ne-fushe-kosove

Drejtoria për Inspektorat në komunën e Fushë Kosovës njofton se aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon në terren, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe shfrytëzimit të barabartë të tyre nga të gjithë qytetarët.

Inspektorët komunalë po ndërhyjnë për largimin e pengesave, uzurpimeve dhe vendosjeve pa leje që pengojnë qarkullimin dhe përdorimin normal të hapësirave të përbashkëta. Sipas Drejtorisë, hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet të jenë të lira, funksionale dhe të qasshme për të gjithë, pa përjashtim.

Drejtoria e Inspektoratit thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe duke ruajtur interesin e komunitetit.  Njëkohësisht, qytetarët dhe bizneset ftohen të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin pengesa apo struktura pa autorizim në hapësirat publike, në mënyrë që të ruhet qarkullimi dhe funksionaliteti i tyre për të gjithë. /Telegrafi/

Komento: