Takohen Osmani dhe Abdixhiku, diskutojnë zhvillimet politike dhe për Bordin e Paqes

16:56 | 09 Shkurt 2026
takohen-osmani-dhe-abdixhiku,-diskutojne-zhvillimet-politike-dhe-per-bordin-e-paqes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të saj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për vendin.

Abdixhiku njoftoi se gjatë këtij takimi është informuar për iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes.

“Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, sot gjatë ditës u takova me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën. Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, kjo nismë synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, duke kontribuar njëkohësisht në përforcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi kreu i LDK-së.Ai bëri të ditur se i ka shprehur Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të aleancave strategjike.“I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë”, u shpreh Abdixhiku.

Në fund, ai ritheksoi përkushtimin e LDK-së ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë të Kosovës.“LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”, shtoi Abdixhiku.

Komento: