
Lajm i bujshëm nga Spanja, Carvajal transferohet në Serie A.
Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal është duke luajtur sezonin e tij të fundit në Santiago Bernabeu pas një karrierë të tërë me fanellën e Los Blancos.
Carvajal ka fituar 27 trofe me Realin, ndërsa në verë i skadon kontrata dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Sipas Calciomercato, Inter, Juventus dhe Milan kanë shfaqur interesim për transferimin e spanjollit me parametra zero.
Milan shihet si favorit, pas suksesit me Modric dhe kroati mund ta bind Carvajal që t’i bashkohet në San Siro.