Pajisje ushtarake serbe – krejt çka gjeti policia në shtëpinë e pabanuar në Petkovac të Leposaviqit

12:25 | 10 Shkurt 2026
pajisje-ushtarake-serbe-–-krejt-cka-gjeti-policia-ne-shtepine-e-pabanuar-ne-petkovac-te-leposaviqit

Në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac të Leposavoqit policia ka gjetur fishekë e pajisje ushtarake.

Për këtë policia ka iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Njoftimi i plotë:

Më datë 09.02.2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komuna e Leposaviqit, mund të ketë mjete ilegale.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– 60 fishekë,

– 3 karikator,

– 1 kuti metali,

– 1 helmete ushtarake,

– 1 jakne me emblemë te Serbisë,

– 1 fotroll për mbajtjen e shishes se ujit(ushtarake),

– 1 fotroll ushtarake për thik,

– 1 pjese  e anti-plumbit (stiropor),

– 1 qante ushtarake,

Te gjitha veprimet e ndërmarruara janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në lidhje me këtë rast është identifikuar një person si i dyshuari dhe i cili është në interes të policisë që i njëjti të intervistohet.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.

Komento: