
Ambasada e Kosovës në Shkup ka njoftuar se, për shkak të agjendës së ngjeshur, është anuluar pjesëmarrja e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti në performancën e Operës së Kosovës, “Goca e Kaçanikut”.
Në njoftim theksohet ngjarja ishte planifikuar të mbahej sonte në Shkup.
Njoftimi :
NJOFTIM
📣📣📣
Për shkak të agjendës së ngjeshur, anulohet pjesëmarrja e Kryeministrit Kurti në performancën e Operës së Kosovës “Goca e Kaçanikut” e cila do të mbahet sonte në Shkup.