Basri Muja: VV do ta propozojë Vjosa Osmanin, opozita të nxjerrë edhe një kandidat konsensual

04:50 | 11 Shkurt 2026
basri-muja:-vv-do-ta-propozoje-vjosa-osmanin,-opozita-te-nxjerre-edhe-nje-kandidat-konsensual

Profesori i shkencave politike, Basri Muja ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë Vjosa Osmanin për postin e presidentes, ndërsa zgjedhja e saj do të varet nga vullneti i partive të tjera për ta përkrahur, shkruan Gazeta 10. 

Sipas Mujës, nëse një përkrahje e tillë mungon, ai ka ftuar partitë opozitare që të gjejnë një figurë apo person konsensual, i cili do ta sfidonte si Vjosa Osmanin ashtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në rast se nuk ka pajtim për kandidaturën e Vjosa Osmanit, i kam ftuar partitë opozitare që të propozojnë një kandidat të përbashkët. Në këtë mënyrë do të kishim dy kandidatë dhe do të shihej qartë se kush do ta fitojë garën,” ka thënë Muja në Gazeta.

Ai theksoi se një proces me dy kandidatë do ta bënte garën më demokratike dhe do t’i jepte legjitimitet më të madh zgjedhjes së presidentit./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Komento: