Procesi në Hagë, Kuvendi ndryshon orarin e seancës konstituive

04:50 | 11 Shkurt 2026
procesi-ne-hage,-kuvendi-ndryshon-orarin-e-seances-konstituive

Për shkak të zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë, ku nesër fjalën do ta ketë mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, seanca konstituive është shtyrë për të martën në ora 17:00.

Vendimi është miratuar nga të gjithë përfaqësuesit e partive në mbledhjen e mbajtur me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur vetë Basha.

Ky propozim erdhi nga deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Komento: