
Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se pritjet për konstituimin e institucioneve janë pozitive, duke theksuar se me vullnet politik gjithçka mund të ecë sipas planit, shkruan Gazeta 10.
Sipas tij, barrierat që kanë ekzistuar ose janë krijuar në legjislaturën e kaluar, tashmë nuk paraqesin problem pasi rrethanat politike kanë ndryshuar dhe përbërja e kësaj legjislature është ndryshe.
Jashari vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, nuk do të ketë vështirësi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“LVV i ka numrat e nevojshëm, me 57 vota dhe me mbështetjen e gjysmës së deputetëve të komuniteteve arrihet kuorumi, si dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, ka deklaruar ai.
Sipas Jasharit, kjo situatë krijon kushte që procesi të zhvillohet pa bllokada dhe institucionet të konstituohen në mënyrë të rregullt./Gazeta 10
Deklarata e plotë: