Kurti premtoi investime 1 miliard euro në mbrojtje: Do të prodhojmë dronë luftarakë “Made in Kosova”

22:49 | 11 Shkurt 2026

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës tha sot në Kuvend se në mandatin e ardhshëm qeverisësdo të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

Ai tha se në mandatin e tij të ardhshëm do ta funksionalizojnë fabrikën e municionit dhe do të prodhojnë dronët luftarakë ‘Made in Kosova’.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë ‘Made in Kosova’”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, duke shtuar se normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Mandatari për formimin e Qeverisë tha se do të vazhdojnë të mbështesin Procesin e Berlinit. /Telegrafi

Komento: