VV: Kurti më i votuari në histori, nis mandatin e ri

22:52 | 11 Shkurt 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar formimin e Qeverisë Kurti 3.

Përmes një postimi në Facebook partia thekson se Kurti, si kryetar i saj dhe kryeministër, ka fituar zgjedhjet që nga viti 2017, duke rritur vazhdimisht mbështetjen për Vetëvendosjen.

Sipas këtij subjekti politik, në zgjedhjet e fundit Kurti ka thyer rekord si kandidati më i votuar në historinë e Kosovës, me 403,521 vota. Po ashtu, Vetëvendosje thekson se ka fituar dy palë zgjedhje me mbi 50 për qind të votave dhe ka qeverisur për herë të parë me mandat të plotë.

Në reagim thuhet se Kurti nis një mandat të ri si kryeministër, pas zgjedhjeve të fituara me sloganin “Siguri dhe Begati”.

Postimi përmbyllet me urime për qeverinë e re.

Komento: