Mefail Bajqinovci: Nuk synoj post ministror, jam pjesë e legjislativit në Kuvend

01:30 | 12 Shkurt 2026
mefail-bajqinovci:-nuk-synoj-post-ministror,-jam-pjese-e-legjislativit-ne-kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një lidhje të drejtpërdrejtë në Politiko, konstatoi se nuk ka ambicie për të marrë post ministror në ekzekutiv, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet në pushtetin legjislativ.

“Nuk do të jem ministër, unë jam për legjislativ, për Kuvend”, ka thënë Bajqinovci, duke sqaruar qëndrimin e tij lidhur me spekulimet për përfshirjen në kabinetin qeveritar.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë në kuadër të Kuvendit, në funksion të përfaqësimit të qytetarëve dhe avancimit të agjendës legjislative.

Komento: