
Njësitë policore kanë ndaluar një kamion në fshatin Shajkovc të Podujevës, me targa vendore në të cilin kishte drunj teknik për të cilat i njëjti nuk kishte dokumentacion përcjellës.
Policia bën me dije përmes raportit se sasia drunore është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20.