Kurti: Nesër nisin diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

11:25 | 12 Shkurt 2026
kurti:-neser-nisin-diskutimet-me-partite-politike-per-ceshtjen-e-presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot Qeveria do të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe do të riprocedojë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit për vitin 2026.

Ai tha se, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, tashmë janë në hapin e tretë të punës,  miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Posa të përfundojnë këto, jam i gatshëm nga nesër të filloj kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjet e presidentit”,  tha Kurti.

Komento: