
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të shtetit.
Mirëpo ka thënë se si kryeqytet presin më shumë se retorikë nga qeveria, teksa ka përmendur përvojën e mandatit të kaluar.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Rama.