Nuk mori asnjë post në qeverinë e re, vjen reagimi i Besnik Bislimit

17:32 | 12 Shkurt 2026

Bislimi ia dorëzon postin e zëvendëskryeministrit të parë Konjufcës

Besnik Bislimi i ka dorëzuar detyrën e zëvendëskryeministrit të parë, pasuesit të tij në qeverinë e re, Glauk Konjufcës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se Konjufcës i uroi suksese në këtë angazhim të ri.

“Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës. I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar ai.

Komento: