​Fillon seanca, pritet të miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:15 | 12 Shkurt 2026
​fillon-seanca,-pritet-te-miratohet-rezoluta-ne-mbrojtje-te-ish-krereve-te-uck-se

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend të ditës janë tri pika për t’u shqyrtuar.

Deputetët do të trajtojnë zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe propozim-rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo është seanca e parë pas konstituimit të djeshëm të legjislaturës së dhjetë.

Komento: