Flamuri i UÇK-së ngrihet në UP në 56-vjetorin e institucionit, në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë

10:50 | 13 Shkurt 2026
flamuri-i-uck-se-ngrihet-ne-up-ne-56-vjetorin-e-institucionit,-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-qe-po-gjykohen-ne-hage

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka organizuar sot ngritjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 56-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Po ashtu ky veprimi simbolik shënon mbështetjen e studentëve për ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë, ku gjatë kësaj jave po zhvillohet faza e fjalëve përfundimtare në këtë rast.

Pas aktiviteteve pranë Rektoratit, studentët do të vazhdojnë me një aktivitet para Zyrave të Bashkimit Evropian, ku do të paraqesin një qëndrim publik lidhur me proceset gjyqësore në Hagë dhe rëndësinë e mbrojtjes së drejtësisë për ish-pjesëtarët e UÇK-së./eo

Komento: