Zjarr në një shtyllë elektrike në Prizren, s’raportohet për të lënduar

10:55 | 14 Shkurt 2026
zjarr-ne-nje-shtylle-elektrike-ne-prizren,-s’raportohet-per-te-lenduar

Një shtyllë elektrike është kapluar nga zjarri në lagjen “Xhemil Doda”, zona e Shadërvanit, sot herët në mëngjes.

Siç raporton mediumi publik, zjarrfikësit intervenuan me shpejtësi dhe e vunë situatën nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Banorët thonë se raste të ngjashme janë shtuar ditët e fundit, duke rritur shqetësimin në qytet.

Komento: