
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shpërndarë një video ku shihen duke u bërë përgatitjet për marshin e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
Ai krahas pamjeve të shpërndara në Facebook shkruan se pankartat janë bërë gati për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.
“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik”, ka shkruar Hamza.