Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve – rrezik për vërshime lokale në disa zona

11:45 | 15 Shkurt 2026
reshjet-e-panderprera-shkaktojne-rritje-te-lumenjve-–-rrezik-per-vershime-lokale-ne-disa-zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera, sidomos nga pas dita e 14 shkurtit dhe gjatë gjithë natës, kanë shkaktuar rritje të niveleve të disa lumenjve, duke përfshirë Lepencin, Moravën e Binçës dhe Nerodimesin.

Sipas të dhënave më të fundit lumi Lepenc në vendvëzhgimin hidrometeorologjik në Hani i Elezit ka arritur 2.93 m, lumi Morava e Binçës në Viti është 1.33 m, kurse lumi Nerodimes në Kaçanik ka arritur 0.82 m.

Instituti paralajmëron se kjo situatë mund të shkaktojë vërshime lokale në zonat përreth. Lumenjtë e tjerë të vendit janë aktualisht në rrjedha normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Sasia e reshjeve të regjistruara ishte në Brezovicë: 24.8 mm dhe Hani i Elezit: 36.8 mm. Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe autoriteteve lokale që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme për situatën hidrologjike. /Telegrafi/

Komento: