
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, në intervistën e dhënë për emisionin “Weekend” ka bërë të ditur se ka raste kur e vesh jelekun antiplumb.
Ajo ka folur për nevojën për të mbrojtur vetën nga rreziqet e mundshme, duke thënë se herë pas here vesh jelekun antiplumb, duke shtuar se ‘bota është e egër’.
“Me raste po, e veshi jelekun antiplumb, është botë e egër, botë që nuk ta fal minutën. Më ka mbet nga fëmijëria ime, me qenë protektikve, edhe ndaj vetes time”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Zgjedh mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngushtë“.
E njëjta tha se këto kohë ka qenë më e angazhuar edhe për shkak të Big Brother-it, por edhe me projekte të tjera.

Leonora në edicionin e katërt të Big Brother është në rolin e opinionistes përkrah Olta Gixharit.
Kjo është hera e parë për të në këtë pozitë, ndonëse një rol i vështirë dhe me përgjegjësi.
