Tejkaloi shpejtësinë, 19-vjeçarit i merret leja e vozitjes për 6 muaj në Ferizaj

19:45 | 15 Shkurt 2026
tejkaloi-shpejtesine,-19-vjecarit-i-merret-leja-e-vozitjes-per-6-muaj-ne-ferizaj

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer të ri për tejkalim të shpejtësisë, gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami”.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferi me inicialet D.H., 19 vjeçar, me veturën VW Golf 7 ngjyrë hiri, është kapur duke qarkulluar me 106 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h.

 Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe është vendosur masa mbrojtëse, heqja e patentë-shoferit për 6 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Komento: