
Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Inter ka gati goditjen e parë big për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë zikaltërve 50 milionë euro.
Te Interi do të ketë një revolucion në repartin e mesfushës, pasiqë Calhanoglu, Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të largohen nga skuadra.
Marotta do ta përdor pikërisht kartonin e Frattesit për ta transferuar objektivin e madh, Manu Kone nga Roma.
Plani i zikaltërve është që t’ia ofrojnë Romës kartonin e Frattesit dhe 15 milionë euro në këmbim të Kone.