Njësia e Reagimit të Shpejtë arrestoi një 23 vjeçar në Mitrovicë të Jugut, iu gjet një pistoletë me 5 fishekë në veturë

22:25 | 15 Shkurt 2026

Sot, në orët e pasdites, policia në Mitrovicë njofton se ka konfiskuar një armë zjarri.

Sipas policisë, arma është konfiskuar gjatë një pike kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, “me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast te pasagjeri është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”.

Personi i dyshuar, i moshës 23-vjeçare është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, vijon njoftimi i PK.

Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Komento: