Sot mbahet seanca ndaj 3 të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

08:40 | 16 Shkurt 2026
sot-mbahet-seanca-ndaj-3-te-akuzuarve-per-sulmin-ne-iber-lepenc

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të paraqiten të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc.

Seanca gjyqësore ndaj Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq është paraparë të nisë nga ora 09:30. Ky sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: