
Leonora Jakupi në intervistën e fundit foli për një moment shumë të përfolur që ndodhi në fillimet e spektaklit Big Brother VIP Kosova, ku ajo ishte opinioniste për herë të parë.
Pasi u përmend historia e Elijonës, Leonora tregoi se kishte hulumtuar për jetën e saj dhe se ato që kishte lexuar e kishin trishtuar shumë.
Videoja e Leonorës duke qarë me dhimbje u bë virale shumë shpejt.
Në intervistën e fundit, Leonora kujtoi këtë moment dhe shpjegoi se sa e rëndësishme është familja për të, dhe për këtë arsye kishte shpërthyer gjatë Prime.
Ajo tha: “Po, shpërthimin emocional e kam pasur në Big Brother që ka qenë njëri prej momenteve më të vështira në karrierën time se nuk më ka ndodhur asnjëherë një shpërthim i tillë”.
Më tutje ajo tha: “Ka qenë një moment aq delikat sa unë për një moment edhe kam harruar që kam qenë në studio, sepse nuk kam dashur asnjëherë ta bëj publike për hir të privatësisë të fëmijës që rrisim në realisht, nuk do të doja ta lëndoja vajzën që rrisim, e cila ka një histori shumë të ndjeshme. Bile ndonjëherë mendoj që do të duhej ta bëja publike që të vetëdijësohen të gjithë ata meshkuj që nuk marrin përgjegjësi për fëmijën që sjellin në jetë”.
