
Procesi gjyqësorë ndaj krerëve të UCK-së, ka hyrë në dy ditëshin e fundit para shpallje së verdiktit nga ana e trupit gjykues. Gjatë ditës së sotme janë duke u dhënë fjalët përfundimtare nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, derisa pas kësaj do të zhvillohet edhe një sesion me pytje nga trupi gjykues drejtuar prokurorisë.
Kjo njëkohësisht shënon dhe fundit e dhënies së dëshmimeve nga ana prokurorisë dhe mbrojtjes, për tu fokusuar më pas në ditën më të rëndësishëm të këtij procesi që është e mërkura, ku fjalime nga 20 minuta do të mbajnë edhe të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas burimeve të televizionit Kanal10, pikërisht në ditën kur do të flasin të katër të akuzuarit prezent në sallën e gjyqit do të jetë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.
Sipas të njëjtave burimeve atij i është rezervuar një vend në galerinë e sallës së gjyqit ku bënë pjesë publiku mediat dhe diplomatët. Konjufca ndërkohë ishte edhe i vetmi zyrtarë i lartë i shtetit që gjatë kohës sa ishte Kryetar i Kuvendit, ka vizituar ish krerët e UCK-së në qendrën e paraburgimit. /GAZETA10/