
Drejtuesit e Manchester Cityt nuk e përjashtojnë mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete për mesfushorin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, në afatin kalimtar të ardhshëm.
Sipas raportimeve të Football Insider, 26-vjeçari është gjithashtu në radarët e Tottenham Hotspur, duke e bërë të mundur një garë të fortë mes dy klubeve të mëdha të Ligës Premier.
Edhe pse Nottingham Forest ndodhet vetëm tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, Gibbs-White vazhdon të tërheqë vëmendjen falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme.
Që nga transferimi i tij, ai ka regjistruar 153 ndeshje zyrtare me klubin, duke kontribuar me 25 gola dhe 32 asistime, raporton telegrafi.
Performancat e tij i kanë siguruar gjithashtu gjashtë paraqitje me Kombëtaren e Anglisë.
Megjithatë, çdo klub i interesuar do të duhet të përgatitet për një investim të konsiderueshëm financiar.

Kontrata e mesfushorit me Nottingham Forest është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe drejtuesit e klubit nuk pritet të ulin kërkesat e tyre financiare, madje as në rast të një rënieje nga elita.
Sipas gazetarit Pete O’Rourke, shuma e kërkuar për kartonin e tij mund të variojë nga 60 deri në 70 milionë euro, ndërsa në disa raportime përmendet edhe një vlerësim që shkon deri në 80 milionë euro.
Interesimi i kahershëm i Manchester Cityt dhe rikthimi i mundshëm i Tottenhamit në garë tregojnë se e ardhmja e Gibbs-White mund të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar së verës, me disa klube të Ligës Premier që pritet të monitorojnë nga afër situatën e tij.