Kaplohet nga zjarri bodrumi i objektit të ish-Rilindjes

13:20 | 16 Shkurt 2026
kaplohet-nga-zjarri-bodrumi-i-objektit-te-ish-rilindjes

Një zjarr ka kapluar podrumin e ish-objektit të Rilindjes, derisa në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit. Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka thënë se ekipet janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin.

“Jemi me ekipe të mobilizuara për ta fikur zjarrin. Bëhet fjalë për podrumin e ish-objektit të Rilindjes”, tha ai.

“Njëri nga podrumet ka marrë zjarr, kushtet e intervenimet janë shumë të vështira, pasi janë hapësira që nuk na lejojnë të afrohen”.

“Ekipi i zjarrfikësve është duke intervenuar që ta shuaj zjarrin, pasi është shumë i hovshëm – por që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale”

“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, por që organet kompetente do të nisin hetimet se çfarë mund ta ketë shkaktuar”, përfundoi Shkodra. /Telegrafi/

Komento: