I kërkuari nga Gjermania arrestohet në Kosovë

18:35 | 16 Shkurt 2026
i-kerkuari-nga-gjermania-arrestohet-ne-kosove

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Më 16 shkurt 2026, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës. I njëjti ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Sipas njoftimit, personi dyshohet për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Komento: