
Leo dhe Lela bashkë për Shën Valentin. Kjo është kthesa që askush nuk e priste, por që plot e dëshironin.
Le të kthehemi pak pas. Tetori i vitit të kaluar solli ndarjen e tyre të bujshme, një moment që u duk se i vuri vulën përfundimtare kësaj romance.
Por, mes dhimbjes së ndarjes, një detaj nuk na shpëtoi: në çdo dalje publike apo intervistë, ata folën me një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin.
Pikërisht kjo qasje e tyre mbajti gjallë shpresën e fansave të zjarrtë, të cilët nuk rreshtën kurrë së besuari se dyshja do të bëhej sërish bashkë. Dhe mesa duket, intuita e tyre ishte e saktë.

Në redaksinë e Prive by Liberta Spahiu ka mbërritur një fotografi ekskluzive që vlen sa një mijë fjalë.
