
Filharmonia e Kosovës sonte do të prezantojë koncertin solemn të Korit dhe Orkestrës, i organizuar në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjentin Baki Jashari, me pjesëmarrjen e solistëve Betim Krasniqi (trombon) dhe Vendim Kapaj (fyell) – “Mjeshtër i Madh”.
Programi përfshin uverturën nga opera Nabucco, veprën madhështore “Gloria” të John Rutter, si dhe tri vepra premierë nga Aleksandër Vezulli, Aulon Naçi dhe “Numquam Iterum – Lamenti i Nënës” nga Valton Beqiri, e komisionuar nga Filharmonia e Kosovës.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 20:00./Gazeta10