
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se çdo shqiptarë kudo që ndodhet sot ndihen pjesë e festës, gëzimit, e urimit dhe krenarisë.
Deklaratat , ai i bëri në seancën solemne që po mbahet në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Sot është një ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin format e përgjegjësisë, në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet pakthyeshëm”.
“Kosova ishte vendi ku liria vritje, sot është vendi ku liria funksion, liria frymëzon”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.