
Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo tha se askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtareje, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot”, tha Osmani në fjalimin e saj. /Reporteri.net/