Ideatori i flamurit të Kosovës në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Sakrifica të mos përmbyset në faj

15:00 | 17 Shkurt 2026
ideatori-i-flamurit-te-kosoves-ne-marshin-per-ish-kreret-e-uck-se:-sakrifica-te-mos-permbyset-ne-faj

Muhamer Ibrahimi, ideator i flamurit të Kosovës, kërkoi që “sakrifica të mos përmbyset në faj”, ndërsa foli para pjesëmarrësve në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se sot, “zemra po rreh me një shgqetësim të madh”.

“Po gjykohen udhëheqësit e luftës sonë. Ata që morën përgjegjësi kur askush nuk mund të merrte”, tha ai.

Ibrahimi tha se “ata qëndruan kur shumëkush ishte larguar”.

“Pra, ne nuk kemi frikë nga drejtësia. Por kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi të paanshme”, tha ai.

Ibrahimi tha se po kërkojnë që historia “të mos shtrembërohet dhe të mos rishkruhet”.

Komento: