
Në Galerinë FAB të Universiteti i Arteve në Tiranë do të hapet sot, më 17 Shkurt në orën 18:00, ekspozita kolektive e profesorëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve të Tiranës, shrkuan Gazeta 10.
Kjo ngjarje vjen si një bashkëpunim i rëndësishëm akademik dhe artistik për të shënuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovë përmes artit. Ekspozita synon të evidentojë vlerat e përbashkëta kulturore dhe krijimtarinë bashkëkohore të pedagogëve nga të dyja anët e kufirit, duke forcuar lidhjet mes dy institucioneve.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Bardhyl Bejtullahu, Basri Mekolli, Ismet Jonuzi, Mehmet Behluli, Mirsad Lushtaku, Muhamet Ahmeti, Rrezeart Galica, Sabri Shaqiri, Suad Rama, Valbona Rexhepi, Valdet Vuciterna, Xhevdet Pantina, Zake Prelvukaj, Zeni Ballazhi, si dhe Ardian Isufi, Artan Peqini, Albes Fusha, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Genc Permeti, Kreshnik Xhiku dhe Mikel Temo.
Ekspozita është kuruar nga Guri Cavdarbasha dhe koordinuar nga Shpëtim Kërçova. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë FAB deri më 27 Shkurt 2026./Gazeta 10
Njoftimi i plotë:
SONTE NË TIRANË, NË GALERINË FAB TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE
Ekspozitë e përbashkët me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e ekspozitës kolektive të profesorëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, e cila do të organizohet në Galerinë FAB në Tiranë.
Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim i rëndësishëm akademik e artistik për të festuar përmes artit 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita bën bashkë vlerat dhe krijimtarinë bashkëkohore të pedagogëve nga të dyja anët e kufirit, duke dëshmuar frymën e përbashkët kulturore.
Hapja solemne (Vernissage) do të bëhet më datë 17 Shkurt 2026, në orën 18:00.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve:
Bardhyl Bejtullahu, Basri Mekolli, Ismet Jonuzi, Mehmet Behluli, Mirsad Lushtaku, Muhamet Ahmeti, Rrezeart Galica, Sabri Shaqiri, Suad Rama, Valbona Rexhepi, Valdet Vuciterna, Xhevdet Pantina, Zake Prelvukaj, Zeni Ballazhi, si dhe Ardian Isufi, Artan Peqini, Albes Fusha, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Genc Permeti, Kreshnik Xhiku dhe Mikel Temo.
Ngjarja është kuruar nga Guri Cavdarbasha dhe koordinuar nga Shpetim Kercova. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë FAB deri më 27 Shkurt 2026.
