
Kryeministri Albin Kurti në ditën e përvjetorit të 18-të të Pavarësisë, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimit, Zyra e Kryeministrit tha se presidenti Begaj ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Ndërkaq, ZKM tha se Kurtit i uroi për mandatin e tij të ri dhe “i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë”.
“Bashkë biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror”, thuhet në njoftim.
Kurti falënderoi Begajn për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, ndërsa ZKM tha se ai është presidenti i parë që Kurti e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.