Përparim Rama: Liria u bë mbi sakrificën e të burgosurve, u forcua nga vizioni i Rugovës e u vulos nga gjaku i luftës së UÇK

18:30 | 17 Shkurt 2026
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Perparim Rama: Kemi realizuar mbi 30 intervenime

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës në përvjetorin e 18 të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se 17 shkurti është përmbledhje e sakrificave, qëndresës dhe besimit në shenjtërinë e lirisë.

Rama ka thënë edhe se, liria e vendit, mban emra, fytyra e histori të gjalla, e cila u ndërtua mbi sakrificën e të burgosurve politikë, u forcua përmes vizionit paqësor të Rugovës, dhe u vulos me gjakun e luftës së UÇK’së.

‘’17 shkurti është vijë ndarëse mes epokave, është përmbledhje sakrifice, qëndrese dhe besimi tonë kolektiv në shenjtërinë e lirisë. E kjo liri mban emra, mban fytyra, mban histori të gjalla. Ajo u ndërtua mbi sakrificën e të burgosurve politikë që mbajtën gjallë frymën e qëndresës në vitet më të rënda. U forcua përmes vizionit paqësor e shtetformues të doktor Ibrahim Rugovës, u vulos me gjakun e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe u kurorëzua me partneritetin ndërkombëtarë që e shndërroi të drejtën tonë në realitet shtetëror’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.

Rama ka shtuar edhe se lufta çlirimtare mbetet themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës.

‘’Lufta çlirimtare mbetet themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë. Drejtësia mbetet ura që lidh të kaluarën me të ardhmen. Nderim çlirimtarëve tanë, drejtësi për historinë tonë’’, ka përfunduar ai.

Komento: