
Serhou Guirassy transferohet në Serie A.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy është njëri nga lojtarët më të përfolur, falë paraqitjeve mbreslënëse.
Guirassy këtë sezon ka realizuar 11 gola dhe 1 asist në 21 ndeshje të luajtura, ndërsa në verë pritet të largohet nga Signal Iduna Park.
Kontrata aktuale i skadon në vitin 2028, por së fundmi është zbuluar se ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurove.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Guirassy mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e bomberit 29-vjeçar në merkaton e verës.
Rosonerët janë në kërkim të një bomberi të ri dhe e kanë identifikuar Guirassyn si përforcimin e duhur.