Shyhrete Behluli shpallet Ambasadore e Paqes në 18-vjetorin e Pavarësisë

16:44 | 18 Shkurt 2026

Shyhrete Behluli ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj, teksa është shpallur Ambasadore e Paqes nga Ambasada e Paqes në Tiranë, së bashku me personalitete të tjera të shquara.

Artistja e njohur u shpreh me mirënjohje të thellë për këtë vlerësim, duke theksuar se ky nder merr një domethënie të veçantë pasi ceremonia u mbajt në ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Ky moment merr një domethënie edhe më të veçantë pasi u mbajt në ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë – një datë që përfaqëson sakrificë, krenari dhe vizion për të ardhmen. Të përfaqësosh paqen në një ditë kaq simbolike është përgjegjësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo.

Në fund, Behluli uroi që fryma e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit të udhëheqë gjithmonë, duke uruar të gjithë qytetarët për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 🇽🇰

Komento: