Ndalohet një i dyshuar për ndihmë në dhënie të ryshfetit

21:35 | 18 Shkurt 2026
ndalohet-nje-i-dyshuar-per-ndihme-ne-dhenie-te-ryshfetit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë një i dyshuar me inicialet E.L.

Prokuroria thekson se E.L dyshohet për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit” .

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Komento: