Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes elektricisti në Lezhë

10:25 | 19 Shkurt 2026
ra-ne-kontakt-me-energjine-elektrike,-vdes-elektricisti-ne-lezhe

Një punonjës i OShEE, 35 vjeçar, ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale, raporton A2 Cnn.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

Komento: