
Ministri shqiptar për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, teksa udhëton drejt Washingtonit për mbledhjene e radhës të Bordit të Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky takim do të mbahet me organizimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe aty do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan Demo.