Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

15:35 | 19 Shkurt 2026
nis-takimi-inaugurues-i-bordit-te-paqes,-merr-pjese-presidentja-osmani

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump po merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes.

E veshur me kostum të bardhë, e para e vendit u rreshtua pranë liderëve botërorë.

Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar e para e shtetit të Kosovës.

Komento: